Parisi nuk ka ndërmend të marrë pjesë në Këshillin e Paqes të promovuar nga Presidenti i SHBA-së Trump për Gazën në këtë fazë, thonë burime pranë Pallatit Elysee.
Vendi, i cili është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, “nuk ka ndërmend t’i përgjigjet pozitivisht” ftesës për t’u bashkuar me Këshillin, gjë që “ngre pyetje serioze”, tha për AFP një burim pranë Presidentit Emmanuel Macron. Të njëjtat burime raportuan se Franca është hapur në favor të një armëpushimi në Gaza dhe një horizonti politik të besueshëm si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët.



