Për çdo operator, një call center i paguan 5 mijë euro. Informacionet për llogaritë erdhën nga bankat italiane

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zbardhur skemën e mashtrimit me call center-ave. Në njoftimin zyrtar thuhet se organizatorët kishin ngritur një grup të mirëorganizuar ndërsa pak orë para operacionit ata kanë boshatisur zyrat dhe kanë tentuar të zhdukin të dhënat. Në pranga kanë rënë tetë persona dhe për disa të tjerë janë lëshuar urdhër-ndalime.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se për çdo operator një call center në Tiranë që mashtront qytetarët e BE-së paguan 5 mijë euro tek Policia e Shtetit.

Duke vijuar Bregu tha se informacionet për gjendjet bankare të shtetasve italianë ja kanë dhënë vetë bankat italiane.

Këto aktivitete janë duke vjedhur shtete të BE, në këtë rast vidhnin shtetas italianë.

Nuk ka ditë që të mos denoncohet bastet e paligjshme dhe call center-at. Nuk e dija kush do goditej por dija që kishte një operacion.

Ka gjithmonë një dekonspirim të operacione. Këta nuk e dinë që futen në kuadër të grupit të strukturuar kriminale. Minimalisht do të dënohen nga 8-11 vjet burg. Si të bëjnë kaq vite burg atëherë do të fillojë të ulet aktiviteti call center-it që është rritur shumë. Në tiranë duhet të ketë pafund histori të tilla.

Për çdo operator që kanë paguajnë 5 mijë euro në muaj. Kjo është tarifa që paguajnë në polici. Policia është pas kësaj, ajo i merr paratë, njëlloj si bastet. Ka fitim si pikë. Nuk fitojnë sa bastet. Një njeri që do të futet në botën e jashtëligjshmes ose do mbajë baste ose call center. Policia ka informacion dhe për 4 cm lart në majë të majit, të mos e dijë që këtu bëhet call center. A e pe që ai vendoste dhe tenderat. Po ta marrësh se ku shkon pika e korrupsionit, kjo është bashkëpunim me bankat italiane. Bankat italiane ia sjellin informacionin.

Pse kujton se dolën 5 shqiptarë e thonë ‘o xhaxh na jep ca lekë’. E bëjnë bankat italiane, shqiptarët mbajnë burgun në fund, kundrejt parave.

Sa herë vjen antimafia, është partneri ynë më serioz. Është aq serioz sa pa atë ne s’do bënim asgjë.

Vjedhja ndodh jashtë, jo në Shqipëri.

Një nga akuzat që SPAK bën ndaj policisë është që sjell procedime të pakta. Këtë si informacion duhet ta çojë policia në SPAK. Pastaj është SPAK që i ngre call center-at për 30 minuta. Nëse nuk ka denoncim nga ta dijë? Nuk pagove në polici do e kapin direkt. Informacioni në këtë vend nuk mungon. Ishim të detyruar t’i përgjigjeshim italianëve. Policia e Shtetit, për shpirt nuk shkonte, prandaj ia dha dhe informacionin. Ka vetëm një mënyrë për të marrë fund call center, jo nga shtetit, por nga ata që vjedhin lekë pleqve.

I pyetur nëse personat që kanë dhënë ambientet me qira mbajnë përgjegjësi penale, Bregu tha:

Ligji e ka që dhe ai e mban një përgjegjësi penale në momentin që ai e jep.

Ka lidhje indirekte personi që e ka lëshuar me qira ambientin. Sepse ke dijeni çfarë bëhet me pronën tënde. Nuk mund ta japësh pa e ditur se çfarë bëhet. Është pjesë e hetimit dhe në një moment prokurori do e vlerësojë nëse personi që e ka dhënë me qira e dinte se çfarë bëhej aty apo jo.

spot_img

Latest articles

Related articles