Rama e kritikon, Linda e ledhaton TVSH! Televizioni personal i familjes

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me qeverinë e tij, nuk kurseu kritikat për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke paralajmëruar ndërprerje të fondeve nga shteti si dhe duke mos eliminuar si skenar dhe mbylljen.

Sot në RTSH, 3 dekada më vonë, bashkëshortja e tij, Linda Rama ndodhet e ulur në studion e “Aromë Gruaje”, një intervistë që u hap me emocionet që Linda Rama ndjehu kur u rikthye vite më vonë në RTSH.

Bashkëshortja e kryeministrit thotë se kjo godinë i sjell shumë kujtime pas në kohë dhe se ka një rëndësi të veçantë tek ajo.

“Unë futem në RTSH pas 3 dekadash. Kam qenë në vitin 1995 për të shpjeguar skemën e privatizimit masiv që drejtohej nga unë me gazetarin e ekonomisë dhe ishim live. Shkova dhe viziotva studion, mbaja mend korridorin, hollin. Regjisorja më shoqëroi dhe kjo godinë është e mbushur me emocione. Prezenca e RTSH në jetën time është shumë e hershme për shkak të xhaxhait tim Hasan Basha, pjesë e teknikëve të parë të televizionit. Isha e emocionuar kur shkela”, tha Linda Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles