Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje me studion e lajmeve të MCN TV, se lojërat e fatit janë të kapura nga krimi i organizuar, që përdor këto veprimtari për pastrimin e parave dhe komprometimin e zyrtarëve të lartë të shtetit.
Ai shtoi se, edhe pse ligjërisht disa veprimtari janë të ndaluara, krimi i organizuar vazhdon të kontrollojë dhënien e licencave, duke kufizuar mundësitë për të tjerët dhe rritur koston e korrupsionit.
Lojërat e fatit janë në duart e krimit të organizuar. Krimi me lojërat e fatit bën pastrimin e parave dhe komprometon zyrtarë të lartë të shtetit. Kjo është e provuar. Është përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Nuk ka asnjë dyshim që në Shqipëri janë dhe zyrtarë, qoftë edhe ata që japin lejet dhe licencat për këtë veprim. Kujtojnë që Rama, me propagandë të ekzagjeruar, mbylli lojërat e fatit. Ligjërisht u mbyllën, por kanë punuar me kapacitetet të plotë. Shqipëria kishte lojëra fati në çdo qytet dhe paratë i kalonin krimit, që janë të lidhur me policinë. Kanë qenë dhe vijojnë të jenë problem.
Të ardhurat investohen në turizëm, ndërtim dhe investime strategjike. Tashmë dhe paketa e maleve.
Këto skema nuk luftohen nga SPAK, por organet ligjzbatuese.
Në Shqipëri, dhënia e licencave kontrollohet. Duke qenë se kontro
llohet nga krimi i organizuar, për njerëz të tjerë që nuk janë brenda rrjetit të tyre kufizohet për të dhënë leje për ushtrimin e tyre. Di të tjerë e kanë shumë herë më të lehtë .Duke qenë se krimi i organizuar ka kapur çdo hallkë, të gjithë ata që kanë detyrim ligjor për të zbatuar ligjin, për të dhënë licenca padyshim që veprojnë të cunguar. Edhe për faktin që duke i mohuar një të drejtë dikujt, rritet dhe kostoja e korrupsionit.



