Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.



