Rama: Mua nuk ma kanë hequr vizën amerikanët

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka mohuar deklaratat dhe interpretimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, duke e quajtur këtë dezinformim.

Në episodin e radhës të podcastit të tij, Rama sqaroi se pezullimi i përkohshëm i lejeve të punës nga SHBA prek 75 vende, përfshirë disa vende të Ballkanit dhe Kosovën, por nuk ka asnjë ndikim në vizat turistike apo të biznesit për Shqipërinë.

Sipas kryeministrit, çdo interpretim i gabuar mbi këtë çështje është i pavërtetë dhe synon vetëm të çorodisë opinionin publik.

spot_img

Latest articles

Related articles