Sipas transaksioneve të regjistruara në Thesar, gjatë vitit 2025 me prezencën e shtuar të SPAK, AKSHI ka shpenzuar gjithsej rreth 42.38 MILIONË €, më pak se në 2024-ën.
Një vështrim më afatgjatë mbi shpenzimet e AKSHI tregon përmasa edhe më të mëdha financiare. Nga viti 2019 deri në 2026, agjencia ka likujduar përmes Thesarit rreth 414.5 MILIONË € për tendera dhe shpenzime të institucionit për klientët e qeverisë.
Elementi më delikat i këtyre të dhënave lidhet me pagesat për tendera sekretë apo të klasifikuar, e hulumtuar përmes platformës OpenSpendingAlbania.
Vlera totale e këtyre kontraktimeve të klasifikuara arrin në rreth 71.5 MILIONË €.
Dokumentacioni është i klasifikuar dhe pjesëmarrja lejohet vetëm për subjekte të përzgjedhura nga institucioni. Pra e njëjta manovër me tenderat me negociim të drejtpërdrejtë por me kontrata të fshehura.
Mediat kanë INVESTIGUAR DISA NGA TENDERAT E FSHEHTË TË DHËNË OLIGARKËVE NGA DREJTORESHA E AKSHIT MIRLINDA KARCANAJ
Bëhet fjalë për një tender të fshehtë me vlerë mbi 1 MILIARD LEKË në vitin 2024 për AES Communication SHPK të Jani Angjelit duke vazhduar në vitin 2025 me dy kontrata të tjera me vlerë gati gjysmë miliard lekë përsëri për Angjelin. Në total ky person ka përfituar mbi 7 MILIARD Lekë tendera të klasifikuar nga Karcanaj.
273 Milionë Lekë për ABS të Gerond Meçen, i cili u mor peng nga Gys Agasi dhe Ermal Beqiraj për futje hundësh në tenderat e bandës. Mbi 14 MILIARD LEKË tendera të fshehur janë dhënë për Meçen nga AKSHI. Ndërsa për Beqirajn mbi 5 MILIARD Lekë të fshehura.
Mbi 320 Milionë Lekë të tjera të klasifikuara për Adem Trezhnjevën, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave pa garë të këtij institucioni.
Një tjetër kontrateë e majme e fshehtë, në kategorinë e “klasifikuar” për Angjelin me vlerë afro 1 MILIARD LEKË.
Një kontratë me vlerë mbi 1,3 MILIARD LEKË për TBS 96 e biznesmenit Artan Xhori. Së bashku me dy kontrata të tjera prej mbi 750 MILIONË LEKË, në total mbi 2 MILIARD LEKË për vetëm 3 kontrata.



