Pas krizës 1 javore të ujit në Vlorë, një tjetër qytet ka mbetur pa furnizmim me ujë të pijshëm.
Sipas raportimeve, një pjesë e qytetit të Shkdorës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka shkaktuar vështirësi për shumë familje.
Lidhur me këtë problematikë ka reaguar Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, e cila bën me dije se ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në Stacionin e Pompimit nr. 1 në Dobraç.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike të OSHEE dhe OST, ndodhen në terren, ndërsa nuk është dhënë asnjë afat se sa mund të zgjasë ky problem.



