SPAK dhe BKH kontroll në kullën “Ever Green”, në Tiranë

spot_img
Advertisements

SPAK dhe BKH mbrëmjen e sotme po kryejnë kontroll në kullën “Ever Green”, e cila ndodhet përballë Katedrales Ortodokse  në Tiranë.

Raportohet se kontrollet po ushtrohen në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz. Ndërsa po ashtu mësohet se kontrollet po kryhen për llogari të një hetimi me partnerët e huaj.

Bëhet me dije se kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, lidhen me veprimtarinë e call centerave që operojnë në ambientet e marra me qira.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e SPAK në lidhje me këtë aksion.

Kujtojmë që goditjet ndaj Call Centerave kanë qenë në vëmendjen e autoriteteve shqiptare kohët e fundit, pasi janë raportuar mashtrime me vlera miliona euro të qytetarëve të Bashkimit Europian.

spot_img

Latest articles

Related articles