Java e 19-të e Superiores u mbyll me surprizën e Vorës, që mundi Partizanin 1-0, ndërsa Teuta dhe Dinamo u ndalën në barazim pa gola.
Egnatia vijon të kryesojë kampionatin me 3 pikë avantazh ndaj Elbasanit. Dinamo dhe Vllaznia ndajnë vendin e tretë me nga 33 pikë, ndërsa Teuta mbetet 7 pikë larg zonës “Final Four”.
Në fund të renditjes, gara për mbijetesë është shumë e hapur.
Partizani ndodhet 5 pikë mbi Bylisin, ndërsa Vora i është afruar vetëm në një pikë. Flamurtari mbyll tabelën me 15 pikë, ndërsa Tirana festoi fitoren e dytë sezonale, duke marrë tri pikë të rëndësishme.



