Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka dhënë sot, 15 janar, konkluzionet përfundimtare për Altin Hajrin, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të.

Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar 2020.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, si pjesë e një konflikti kriminal për 260 kg kokainë të humbur në Angli, ku dyshohet se ishte përfshirë vëllai i tij.

Ai u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk.

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të prokurorisë

spot_img

Latest articles

Related articles