Berisha: PD-në nuk do tja lë as Argitës e as Shkëlzenit!

spot_img
Advertisements

Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me mbështetësit demokratë në Lezhë, ku përveç fjalës së tij, është përballur edhe me pyetje dhe kritika të sikletshme dhe të drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit.

Një tjetër pyetje e drejtpërdrejtë kishte të bënte me çështjen e lidershipit dhe dorëzimin e stafetës.Demokrati shprehu dyshimin nëse Berisha heziton të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të frikës se partia mund të përfundojë sërish në “duar të gabuara”.

Ai deklaroi se nuk synon të lërë trashëgim as familjarët e tij dhe se pasardhësi i tij do të jetë ai që zgjidhet dhe mbështetet nga vetë demokratët.“Tani të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk e bëj dot kurrë është pasardhësi. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës as vajzën, as djalin tim. Pasardhës do lë atë që zgjidhni ju dhe besoni më shumë”, u shpreh Berisha.

Latest articles

Related articles