Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. I pranishëm në takim është edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto zyrtare nga aktiviteti, ku në një moment shihet edhe duke shkëmbyer një përqafim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.



