Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike shqyrtoi kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për disa çështje të rëndësisë së veçantë”.
Grupi Nismëtar për Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: z. Erald Aga, z. Ilir Zmalaj, z. Alberto Konti, z. Fatjon Softa, z. Petrit Levendi, z. Lirim Fëlluza, z. Armando Vrushi, z. Andi Tepelena, zj. Etleva Merko, z. Igli Zepishta, z. Perparim Gjeka, z. Olsi Çaushi, z. Vladimir Kera, z. Besnik Muçi, zj. Ada Lushi, z. Kastriot Çipi, përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, që është mbrojtja e familjes.
Shqyrtimi i kësaj kërkese u shty për në seancën e radhës dhe ju la kohë grupit nismëtar për qartësimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë.
Sot, u shqyrtua edhe kërkesa për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 06.11.2025 “Për barazinë gjinore”.
Grupi Nismëtar për Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: z. Erald Aga, z. Ilir Zmalaj, z. Alberto Konti, z. Fatjon Softa, z. Petrit Levendi, z. Lirim Fëlluza, z. Armando Vrushi, z. Andi Tepelena, zj. Etleva Merko, z. Igli Zepishta, z. Perparim Gjeka, z. Olsi Çaushi, z. Vladimir Kera, z. Besnik Muçi, zj. Ada Lushi, z. Kastriot Çipi, përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025 “Për barazinë gjinore”.
KSHZ miratoi kërkesën dhe fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum.
Gjithashtu, u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Vlorë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Rozina Kormuzi.


