Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Shkodër-Lezhë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Milot – Morinë, ku I.D. u përfshi në një aksident me pasagjerë të tjerë.
Si pasojë, u dëmtuan shtetasja XH.H. dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, por jashtë rrezikut për jetën.Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, me nivele prej 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/


