nga Dritan Demiraj
SHQIPËRIA ËSHTË MARRË PENG!
Rrënjët e komunizmit në Shqipëri nuk erdhën nga populli, por u importuan nga komunistët jugosllavë që në vitin 1940, për ta kthyer vendin në një koloni politike. Ata nuk krijuan vetëm një parti, por një sistem tradhtie që sundon ende sot.
Enver Hoxha dhe klika e tij ishin shërbëtorë. U kthyen kundër padronëve serbe vetëm kur pushteti personal iu rrezikua. Tradhtia ishte themeli, jo përjashtimi.
Kjo ideologji helmuese u rrënjos aq thellë sa sot, pas 85 vitesh, Shqipëria ende drejtohet nga bijtë politikë të asaj mendësie: servilë, grabitqarë, antishqiptarë ne sherbim te serbeve dhe axhendave te tyre antishqiptare.
Patronazhistët janë fytyra më e shëmtuar e kësaj kanceri. Ndërsa vendi plaçkitet çdo ditë nga narko-ministrat dhe narko-qeveria, ata i sulen çdo patrioti, çdo qytetari që guxon të flasë. Si një tufë ujqërish të uritur mbi një popull të lodhur.
Rama bën të fortin, por pas tij ka vetëm shkatërrim, varfëri dhe ikje masive. Një vend i denigruar, një rini e dëbuar, një komb pa shpresë.
Janar–Mars 2026 do të jenë muajt kur maskat do të bien. RaMaduro do të përballet me frikën që i ka shkaktuar vetë këtij populli dhe shume shpejte se bashku me avokatin e tij do te vije ne USA te perballet me shkeljet e ligjit.
SPAK dhe BKH janë përballë një prove historike: ose do të dëshmojnë se janë drejtësi e vërtetë, ose do të mbeten vegla të narko-Rilindjes.
Një qeveri me 15 ministra super-hajdutë, që i ka shkaktuar vendit 16 miliardë dollarë dëme, nuk meriton reformim – meriton rrëzim.
Një qeveri analfabetësh, hajdutësh, anti-familje dhe antishqiptarësh meriton largim, gjykim dhe sekuestrim pasurish.
Ky fillim viti duhet të jetë zgjimi i popullit shqiptar.
Ata që janë vjedhur.
Ata që janë gjobitur deri në mbytje.
Ata që nuk shohin të ardhme.
Ata që kanë parë fëmijët të largohen nga ky vend.
Është koha të mblidhemi, të protestojmë, të bllokojmë qendrat e qyteteve, derisa narko-regjimi të largohet.
Kjo nuk është ekstremizëm.
Kjo është mbijetesë.
Kjo është dinjitet.
Kjo është e drejta e një populli të grabitur.


