Prokurori i SPAK, Dumani: Besoj në Zot, më jep qetësi!

spot_img
Advertisements

Nga Anila Basha

Sot kur ky numër reviste Newsbomb vjen në duart e lexuesit, Altin Dumani e ka lënë zyrën e tij të drejtuesit të SPAK.

PYETJET PERSONALE

Kush janë tre elementët që mendoni se ju përshkruajnë më mirë si individ dhe jo si drejtues i SPAK?

Ekuilibër, ndershmëri, integritet. Këto janë parimet dhe vlerat që më kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës sime dhe ua përcjell edhe fëmijëve të mi. Përulësia dhe mirënjohja më kanë shoqëruar dhe do te më shoqërojnë gjithmonë

Cili është aktiviteti që ju qetëson mendjen pas një dite të lodhshme e të gjatë pune?

Për shkak dhe të detyrës, lëvizjet e mia janë të kufizuara dhe koha me cilësore dhe qetësuese është qëndrimi me familjen time, në ato pak momente privatësie që kam.

Në media është shkruar këto kohë se ju jeni një besimtar, jo praktikant, por që ndiqni ritualet kishtare. A është e vërtetë? A shkoni në Kishë? A keni besim te Zoti?

Po, besoj në Zot. Së bashku me familjen time prej shumë vitesh shkojmë në Kishë dhe jemi praktikantë. Besimi në Zot është burim force ndihmon në formimin e karakterit dhe moralit, sjell qetësi

Latest articles

Related articles