Viti i ri e gjen Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, me një tjetër mendje ndaj Prokurorisë së Posaçme. Kjo vihet re në njoftimin e selisë blu ku thotë se Berisha të hënën do të jetë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD.
Mesazhi i plotë:
Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.
Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK.
Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen
Mbetet për t’u parë nëse ky është një ndryshim kursi real i Berishës me deklaratat dhe qëndrimet ndaj SPAK, apo është një gabim i zyrës së shtypit të PD


