Si është e vërteta e kafes me përmbajtje të rrezikshme? Ja faktet e verifikuara

spot_img
Advertisements

Mediat kanë raportuar një njoftim alarmi të publikuar nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ku raportohet se kafeja “Prince Caffe” e Devolli Corporation ka rezultuar me prani të akrilamideve në Kroaci. Alerti është bërë publik gjithashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Por menjëherë ka ardhur reagimi i kompanisë që ka Brendi Prince Caffe, duke thënë se kjo ëshfë një lajm i rremë të sponsorizuar nga konkurrenca.

Bazuar në mënyrën dhe qëllimin e shpërndarjes së këtij pretendimi, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për një veprim të porositur nga konkurrentë në treg, me synim dëmtimin e reputacionit të brendi”, thuhet në reagimin e brendit.

Çfarë janë akrilamidet dhe pse përbëjnë rrezik?

Akrilamidet janë klasifikuar që në vitin 1994 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSH-së si substanca potencialisht kancerogjene (Grupi 2A). Studime të mëvonshme sugjerojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj tyre mund të dëmtojë fibrat nervore dhe të rrisë rrezikun për sëmundje neurodegjenerative, përfshirë Alzheimerin.

Por si qëndron e vërteta?

Lajmi i mediave është bazuar në njoftimin e Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), agjenci shtetërore, dhe jo konkurrenca. Ndonëse në njoftim flitet për tjetër gjë, për produkton “caffe Monaco” të kompanisë eksportuese Devolli, dhe jo Princ kaffe, një markëne njohur.

Latest articles

Related articles