Aksident i rëndë, 2 viktima

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 42- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti. Raportohet se edhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Latest articles

Related articles