Lapaj dhe aktivistët patriotë të “Shqipëria bëhet” e presin 2026 në bulevard: Qëndresë për drejtësi

spot_img
Advertisements

Adriatik Lapaj do ta presë Vitin e Ri poshtë kryeministrisë, ku edhe ndodhet që prej datës 8 dhjetor.

Lapaj është shpehur se do të vazhdojë qëndresën e tij me shpresën se në një moment qyetarët do të dynden për të rrëzuar qeverinë, e nëse kjo nuk ndodh derisa energjitë ti shterojnë.

“Skam pasur asnjë dilemë, kam qenë i vendosur që në fillim. Do je këtu se përfaqësoj veten time. Unë si Adriatik, si aktivist kam kontribuar në jetën publike me aq sa kam mundur. Tashmë vendosa që të protestoj dhe kam këtu që në datën 8 dhjetor dhe do të rri këtu derisa njerëzit të derdhen masivisht në shesh kundër regjimit. Nëse kjo nuk ndodh, do rri derisa të më mbajnë energjitë.

Po e përballoj si një njeri që është i vendosur në atë që beson. Shtëpia jonë më e rëndësishme është atdheu ynë. Ne e kemi kuptuar demokracinë gabim që shtëpia personale është më e rëndësishme. Synoj që numri i njerëzve të jetë masiv për të mundësuar një ndryshim real sot. Në datën 4 janar, ne do të jemi në shesh përballë qeverisë hajdute”, tha Lapaj për ReportTV

Ai theksoi edhe njëherë se nuk ka pasur komunikim me asnjë parti politike. Më tej u shpreh se sot është koha për Shqipërinë dhe se të gjithë duhet të bashkohen.

“Nuk kam asnjë komunikim me asnjë parti politike se jam këtu si qytetar. Duhet të kemi një gjë parasysh, ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Sot është koha për Shqipërinë. Ka dhe një kohë që të gjithë duhet të bëhemi bashkë se kemi një hall të përbashkët se është një regjim që na ka marrë peng”, tha Lapaj

Në mesazhin e fundvitit drejtuar qytetarëve, Lapaj u bëri thirrje për të ngritur në protestë për të drejtat dhe kundër frikës.

“Ky vend nuk bëhet dot më i mirë duke ndenjur të gjithë e duke pritur nga burra dhe gra të drejtësisë. U duhet mbështetje popullore, as duke pasur frikë, as duke ikur nga ky vend”, tha Lapaj.

Latest articles

Related articles