Buzhala ftoi gazetarët të jetonin nën regjimin e Kurtit! Përgjigja e Sebastian Zonja

spot_img
Advertisements

Gazetari Berat Buzhala më kishte ftuar me jetu në Prishtinë. Kishte shkruar se ne që themi se Albin Kurti qeveris më mirë se Edi Rama duhet të shkojmë me jetu në Prishtinë, ose ta ndërtojmë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës.
Mora në telefon dikë në Kukës me e pyt sa prizrenli kishin ardh me u furnizu në Kukës për fundvit. Filloi me qesh. Gjysma e Kukësit shkon në Prizren me punu dhe me u furnizu me ushqime dhe me karburant.
Për me përforcu argumentin e vet kishte bërë një ndarje interesante, duke na e paraqitur Prishtinën si Berlini lindor dhe Tiranën si Boni. Teknikisht, në komunikmin strategjik kjo përdoret shpesh si metodë dhe quhet “false dilemma”. Shembujt janë të pafundëm – je me Ramën apo me Kurtin; është bardh apo zi; me mua apo me armikun; kapitalist apo komunist?
Logjika e përdorur në këtë rast është gabimi klasik që vjen gjithnjë në debatin publik, duke na thënë se duhet ta lavdërojmë vendin ku jetojmë, ose të jetojmë në vendin që lavdërojmë, ose të mos flasim fare. Nëse mua më pëlqen Italia, por jetoj në Tiranë, duhet me shku me jetu atje.
Logjika e biznesit na tregon se Tirana ofron mundësi më të mira për zgjerim biznesi (treg më i madh, më dinamik, me akses në det për 30 minuta dhe me turizëm në rritje). A mos duhet me sjell detin në Prishtinë Kurti?
Shkrirja e bizneseve mes Tiranës dhe Prishtinës është më se e mirëpritur. Përkundrazi, pikërisht këta që quhen biznesmenë e oligarkë e pengojnë. Secili do bajrakun e vet. Nëse qytetarët lëvizin lirshëm, martohen e dashurohen, po kapitali pse ka pengesa në traun e Kastratit në Kalimash?
Nuk është tradhti e njërës palë apo tjetrës. Në thelb, Kosova është vend Mesdhetar, siç është Shqipëria, sepse Adriatiku dhe Joni janë të dibranit sa ç’janë të pejanit. Tirana dhe Prishtina janë të dyja qytete shqiptare. Nuk janë sisteme armiqësore si sovjetikët me perëndimorët. Shumë kosovarë që investojnë dhe jetojnë pjesërisht në Tiranë, siç bën me të drejtë Berati, veprojnë duke forcuar lidhjet ekonomike, jo nën suazën e “tradhtisë”. Është bashkëpunim, jo hipokrizi.
Duke qenë se shumë kosovarë duan që Prishtina të jetë qendër e rëndësishme rajonale, por realiteti ekonomik i tërheq drejt Tiranës, ndoshta zgjidhja është ta bëjmë Prishtinën më atraktive, jo të fajësojmë ata që kërkojnë alternativa. Rama në Prishtinë ka sjellë po aq probleme për qytetin sa Rama jonë në Tiranë.
Berat, bjeri në krye problemit, mos devijo temën.

Latest articles

Related articles