Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës. Hysni Ymeri, 69 vjeç, ka humbur jetën.
Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.


