Biznesmeni Ram Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike. Përfitimet dhe favoret Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994.
Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim, kryesisht me oferta fituese pothuajse sa fondi limit. Gjatë 5 viteve të fundit, mbi 72 milionë euro nga buxheti i shtetit
Paratë publike Ramë Geci i ka përfituar me tendera dhe kontrata klienteliste nga Autoriteri Reugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës etj.
Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin. Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.
Çfarë ndodh më tej?Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit. Meqenëse fituesi duket se është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.


