Faturime fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve, dërgohen për gjykim dy drejtoreshat e Taksave të Bashkisë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

bashkia fier

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe V.Ç., Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor.

Ad
Armiku më i madh i hemorroideve! Lexo këtë artikull.
Hemocure
Sipas hetimeve nga Prokuroria, drejtoresh e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta.

Po ashtu, ajo ka ushtruar gjithashtu ndikim të paligjshëm mbi drejtoritë në varësi, duke realizuar faturime fiktive dhe duke favorizuar subjekte të caktuara në taksimin e tyre.

Ndërsa shtetasja me iniciale A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore, ka lëshuar fatura të taksave mbi vlerën reale për disa subjekte dhe më pas ka ndryshuar vlerat pas ankesave të tyre, duke i ulur ndjeshëm dhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT.

Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër

Latest articles

Related articles