Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për dëm në vlerën e 3 miliardë lekëve të vjetra, dy vite më parë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit. Biznesmeni Alfred Dumi ishte në kërkim por lëvizte i lirë, derisa është përfshirë në aksident.
Menjëherë pas njoftimit për një aksident rrugor, në Sukth, ku një automjet ishte përplasur me disa pemë, shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet procedurale të nevojshme.
Në vijim, iu bë test alkooli, drejtuesit të automjetit, shtetasit Alfred Dumi, 32 vjeç, rezultat i të cilit, herën e dyte ishte 1.29 mg/l.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
“I ndaluari, para 3 vjetësh, lëshoi fatura fiktive te subjekti tregtar që administronte, me qëllim shmangien e TVSh-së. Subjekti i 32-vjeçarit dhe 12 të tjera, duke shmangur detyrimin tatimor, i shkaktuan shtetit, 300.000.000 lekë dëm”, njofton Policia e Durrësit.


