Antari i kryesisë së PD Ervin Salianji është i pranishëm në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike. Salianji nuk ndodhet pranë figurave të Partisë Demokratike e as nuk po ndjek itinerarin e Berishës me gjithë ecjen ne bulevard.
Për mediat ai tha se askush nuk mund ta përjashtojë nga PD dhe se sot është për të protestuar kundër Edi Ramës.
“Dy skandalet e fundit të qeverisë, ai i Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për të rrëzuar qeverinë. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.


