Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar. Zëri i “Xhamadani vija vija”

spot_img
Advertisements

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat në Kosovë.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë

Latest articles

Related articles