Alimehmeti kërkon revoltë popullore kundër qeverisë: Nuk ka ditë që nuk ka skandale

spot_img
Advertisements

Kreu i Departamentit për Shëndetësisë në PD, njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar demokrat, Ilir Alimehmeti tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Alimehmeti ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare.

“Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale, këto duhet të ndalen por nuk ka si ndryshe, përveccse nga rotacioni politik dhe largimi i PS nga qeverisja. Të gjitha segmentet drejtuese të PS janë të kapur me disa shifra që nuk i imagjinonim më parë, shifra që cenojnë sigurinë kombëtare, sigurinë e vendit. Sot diskutohet edhe cilësia e punimeve nëse veprat ku kalojmë janë të sigurta, ku kalojmë me familjet tona – apo jo.

Pavarësisht bindjeve politike, sot duhet të vijnë në protestë. Përkundrejt korrupsionit të qeverisë, vjedhjeve, duhet të jemi të gjithë bashkë. Unë nuk besoj tek protestat e thjeshta, por tek protestat e forta, duhet të ketë një revoltë popullore. Ne e dimë që njerëzve u ka shkuar në majë të hundës me këtë qeverisje, por kjo do edhe demonstrim”, tha Alimehmeti në studion e News24.

Latest articles

Related articles