A të hangërshin hetuesit o Edi!

spot_img
Advertisements

Mbasi e ushqeu trupen e policëve, prokurorëve dhe gjykatësve me gjakun e popullit që nuk paguante dot dritat, që ngrinte një gardh, një tënde, që rregullonte një banjo që spunonte, një çati që pikonte, që pinte një dopio më shumë për ditëlindje, që dilte në kohë Covid-i për halle familjare, e deri tek ai popull që parkonte dysh, që ja nxiu jetën popullit, aq sa pati baballarë, njerëz familjarë që vranë veten në burgje, jo një, por disa.
E pra ky kampion i nxirjes së jetës së familjareve, ky që ushqente gjithë këtë trupë kaq të urryer. Një trupe drejtësie që gjate tranzicionit u bë vegël për vjedhjen e pronave dhe noterizimin e korrupsionit, për lirimin e kriminelëve dhe burgosjen e hallexhinjve.
Po, po, ky që glorifikoi çunat problematike, që kishin kaluar nëpër tallazet e jetës, sot ky thote:
“Gjykatës e prokurorë janë bërë bashkë për të shqyer arkën e shteti”
Tmerr!
A të hangershin hetuesit o Edi!

Latest articles

Related articles