3 rastet e bujshme të zhdukjes së provave në Polici e Gjykata! Efektivi që u shkarkua u bë drejtor

spot_img
Advertisements

nga Elton Qyno

Në 20 vite punë si gazetar i Kronikës së Zezë, 3 raste të bujshme kujtoj, ku janë zhdukur në mënyrë spektakolare provat materiale të cilat janë administruar me proces-verbal nga institucionet ligjzbatuese.

1.Zhdukja e një automatiku nga dhoma e provave në Policinë e Durrës në vitin 1998. Arma ishte gjetur dhe sekuestruar nga policia lidhur me një vrasje të bërë nga anëtarët e bandës së Durrësit, ndaj një anëtari të klanit të Marsel Sotirit në Durrës. Në këtë armë ishin fiksuar gjurmët e gishtave të Klodian Saliut. Por automatiku u zhduk nga dhoma e provave dhe u arrit të zbulohet dinamika e zhdukjes vetëm pas dëshmisë së bashkëpuntorit të Krimeve të Rënda,Adriatik Coli.Kallashi nuk u gjet kurë.Ndërsa oficeri përgjegjës u përjashtua menjëherë nga Policia.Por në 2014 u kthye sërisht në detyrë, në rradhët e policisi dhe sot mban postin më të rëndësishëm në Policinë e Shtetit.

  1. Zhdukja e provave si sende personale dhe shuma monetare të një të dënuari për trafik droge, ngjarja e ndodhur në 2011. Provat e sekuestruara janë vjedhur në dhomën e provave të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Rasti u zbulua vetëm kur Gjykata urdhëroi kthimin e sendeve personale dhe vlerave monetare, por vetë gjykata nuk ishte në gjëndjen çfarë të kthente pasi provat kishin firuar. Ky skandal solli më pas shkakrkimin nga KLGJ të Kryetares së Gjykatës së Krimeve të Rënda.
  2. Dhe rasti i tretë është zhdukja e provave të një koleksioni të shtrenjtë dhe të vjetër me shishe vere në banesën e Ergys Agasit. Vetë SPAK, hapi lajmin tek gazetarë të përveçëm se kishte zbuluar dhe sekuestruar Ergys Agasit një koleksion të vjetër me verëra. Por 24 orë më pas nga ky lajm, koleksioni me verëra kishte avulluar duke u zhdukur i gjithi, duke lënë në dosje vetëm proces-verbalet.

Latest articles

Related articles