Zbardhet vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pesha e krimit”, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së, e Pavlin Prekës ndodhur më 27 shkurt 2025.
Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.


