Pas 2 vitesh thatë, Broja bën gol në minutën e ’90 për Burnley

spot_img
Advertisements

Armando Broja u kthye te goli në Angli pas një mungese të gjatë. Sulmuesi i Kombëtares realizoi në minutën e 90-të, për t’i dhënë barazimin Bërnlit ndaj Bërnmuth. Sfida e Premier Ligë u mbyll 1 me 1.

Është e pabesushme, por Broja nuk shënonte gol në Angli që nga 6 janari i vitit 2024. Asokohe Çelsi u përball me Preston në Kupën FA, ndërsa Broja realizoi në fitoren 4 me 0.

Goli në Premier Ligë ndërkohë mungonte nga 2 tetori i vitit 2023. Kjo kohë e gjatë prej dy vitesh është e kushtëzuar edhe nga dëmtimet që Broja ka kaluar.

Për Brojën duket se u thye një mallkim. Interesant është fakti se gëzoi pikën e parë me Bërnlin, që po shkon drejt rënies nga kategoria. Në dhjetë ndeshjet e mëparshme ku ka fituar minuta, Broja ishte larguar vetëm me humbje nga fusha e blertë.

Latest articles

Related articles