Sali Berisha tha se opozita është gati për grevë deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Deklaratat i bëri gjatë takimit me aleatët para protestës kombëtare.
“300 apartamente ka Belinda Balluku – thonë mediat. Ju garantoj se nëse Belinda ka 300, Edi Rama ka 1000. Prandaj i janë futur kullave. Duan të mbrojnë me çdo kusht pasuritë. Nuk kanë asnjë kufi, ndaj ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë, si përpjekja e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka! Protestat tona do të diversifikohen me greva urie në të gjitha format” tha ai


