Lita: E turpshme ajo që po bëjnë ndaj Salianjit, Berisha ka një ‘qitap’ të trashë të personave që ka përjashtuar

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda PD-së.

Ai tha se sulmet ndaj Salianjit nuk kanë asnjë lidhje me akuzat që i bëhen atij, por lidhen me frikën që ka familja Berisha kur sheh shumë të pakënaqur brenda partisë.

Sipas tij, sot është e turpshme të shohësh se ku është katandisur PD-ja. Lita tha se PD-ja ka degraduar mendërisht, pasi nuk diskutohet më për problemet e qytetarëve, por për lidhje me bandat.

Pjesë nga biseda:

Lita: Zoti Berisha ka një ‘qitap’ të trashë të personave që ka përjashtuar nga partia. Ajo që është më e turpshme dhe më dramatike është se në vitin 2025 ajo parti flet për banda, Suel Çelën, Troplinët, dhe nuk ka asnjë retorikë për qytetarët. Ka probleme të mëdha mendore në mënyrën se si e sheh shoqërinë. Si pretendojnë ata të karikojnë njerëzit dhe të vijnë në pushtet? Ky është degradim mendor. Ata flasin për Suelin sikur e kanë shok, flasin për banda sikur i kanë pas derës. Ajo parti që duhet të jetë shpresa e qytetarëve është katandisur në biseda për Suelin. Pse realisht besojnë këta se do t’u dalin në krah qytetarët?

Borakaj: Kishte pikëpyetje edhe pse lëvizja e Salianjit erdhi tani.

Lita: Berisha, familja e tij dhe enturazhi politik u shqetësuan se në Durrës kishte njerëz të pakënaqur. E njëjta gjë ishte në Gjirokastër dhe në Elbasan. Nuk është e vërtetë që i ka mbledhur Sueli apo se Troplinët kanë halle të tjera. Ata u shqetësuan sepse njerëzit po shohin një alternativë brenda PD-së. Ata shqetësohen se dikush po flet me një gjuhë tjetër. Aty u bien numrat në çdo palë zgjedhje. Salianji duhet të bëjë një gjë tjetër: të thotë qartë ku qëndron në nivel politik për SPAK-un, reformën në drejtësi, aleatët, ndërkombëtarët. Duhet të ketë teza politike madhore.”

Latest articles

Related articles