Av. Spartak Ngjela
Ka disa muaj rresht e ndoshta edhe një vit që në forma të ndryshme, po rishfaqet, me realitetin e vet historik, historia mijëravjeçare e Ilirisë, Arbërisë Dardanisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe kjo po e vendos drejtpërsëdrejti Shqipërinë dhe shqiptarët në historinë e tyre mijëravjeçare: ndërsa këto kohë po dalin të plotë emrat e shqiptarëve të mëdhenj që kanë drejtuar dhe riformuar si shtete Libinë, Egjiptin, Greqinë, Serbinë dhe disa vende të mëdhenj të Afrikës.
Por janë edhe shqiptarët e mëdhen që kanë qenë shkencëtarë të mëdhenj historikë, në ndërtimin me ide gjeniale të shumë vendeve të Evropës.
Por ende historiografia e Shqipërisë nuk po jep asgjë, sepse siç duket këta historianë të mëdhenj kanë frikë nga shtetet kufitare që s’janë shqiptarë, por janë të ardhur që kanë sjellë popullsi joballkanike në Gadishullin e Ballkanit.
Dhe e gjithë kjo lëvizje ka ndodhur për të dëbuar shqiptarët nga të gjitha tokat e tyre në Gadishullin i Ilirik. Por ja që, shqiptarët, me prijësit e tyre të mëdhenj i rezistuan me sukses tërbimit antishqiptar, dhe sot të gjithë historianët e mëdhenj e dinë dhe e kanë shprehur se shqiprarët janë populli i parë që ka ardhur në Evropë dhe, gjuha shqipe, është gjuha e parë në Evropë; por shqipja tani është njohur nga shkenca moderne e gjuhësisë si një gjuhë që gjendet në forma të ndryshme linguistike, në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian.


