Gjysma e bizneseve NUK jep ryshfet për të mbyllur punë sa më shpejt

spot_img
Advertisements

Gati 50% e bizneseve në Shqipëri nuk e shohin ryshfetin ne administratë si procedure te zakonshme per te mbaruar pune me zyrtaret. Ne vitin 2024, ishin 41% e sipërmarrjeve qe gjenin zgjidhje të shpejtë përmes ryshfetit.

Ryshfeti që bizneset nuk paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025. Në raportin e fundit të Barometri i Ballkanit flitet për përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.

Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “pajtoheshin” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin, se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%.

Latest articles

Related articles