Anuela Ristani i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së për të kërkuar interpretim ligjor mbi pagesën e pagës mujore për Erion Veliajn, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Në shkresë, Bashkia e Tiranës pranon se paga e kryetarit të Bashkisë është vijuar të paguhet edhe pas vendosjes së masës shtrënguese.Sipas Bashkisë, Veliaj nuk është shkarkuar nga detyra dhe vijon të konsiderohet kryetar i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi shkarkimin e tij. Megjithatë, për shkak se ai nuk ushtron realisht funksionin, kërkohet sqarim nga KQZ nëse mandati formal mjafton për të justifikuar pagesën e pagës publike.Përgjigjja e KQZ pritet të sqarojë një precedent të rëndësishëm: a paguhet një funksionar i zgjedhur që ndodhet në burg dhe nuk ushtron detyrën.


