Zbulohet magjia që Grida Duma i ka bërë grupit parlamentar të PD, përveç Doktorit që ka hajmali

spot_img
Advertisements

Magjia – nga Indrit Vokshi

Grida Duma, ka lobue që deputetët e PD t’i japin firmat Endri Shabanit, avokatit më të zi të Xhorxh Soros. Përmes famziut Damian Gjiknuri i cili solli gurutë e turpit nga India.

I gjithi ky operacion i narko-magjisë, asht zhvillue me urdhër direkt të Edvin Kristaq Rams, i cili, për shkak të networkut të drogs u njoh me maraxhanjt e Indisë, me nipat e Sandokanit, dhe ata i mundsuen atij të gjente disa magjistarë.

Damiani i tërmetit dhe masakrës elektorale, udhëtoi në Indi dhe i solli ata guru të magjisë së zezë dhe hipnozës. E me bashkëpunimin e gards së parlamentit, i futi ata në parlament për tiu bërë magji deputetëve të Partisë Demokratike.

Ky ishte akti më i shëmtuer në historinë e pluralizmit botëror, ku deputetët kapen, futen në zyrat e veçuara të Kryesisë së Kuvendit, dhe pa vullnetin e tyre i nënshtrohen magjisë dhe hipnozës, me qëllim për tiu grabitur firmat për avokatin e Xhorxh Soros.

Mënyra se si deputetët janë trajtue, asht denigruese. Nga nji dëshmitar i penduer i arratisur në nji vend mik të Sali Berishs, thuhet se pasi deputetët kishin humbur vetëdijen nga magjia e hipnoza, atyre iu është kërkue të shajnë Sali Berishën. Por magjia nuk ka bërë efekt përballë kësaj kërkese shëmtuer. Kështu që ata janë mjaftue vetëm duke ju marrë firmat për Endri Shabanin, avokatin e Xhorxh Soros.

Kur atyre iu ka dalë magjia e hipnoza, ata kanë kërkue tërheqjen e firmave. Kjo asht e vërteta.

I bajm thirrje Donald Trumpit, ta hetojë ketë krim ndaj pluralizmit. T’i vendosë taksa 500% Indisë derisa të zbardhet ky krim i shëmtuer dhe magjistarët kriminelë të ekstradohen në selinë e Partisë Demokratike, ku ne do të krijojmë nji komision për t’i marrë në pyetje.

Prandaj të dashur miq, të dashur qëndrestarë, me datën 22 dhjetor, të gjithë në shesh kundër regjimit të magjisë së zezë.

Latest articles

Related articles