Flamur Noka i kërkon Ervin Salianjit të bëjë autokritikë para Partisë!

spot_img
Advertisements

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të shtunë, redaksia mëson se ka pasur debate mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Mësohet se Noka i ka thënë Salianjit: “me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”. Mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me ngritje zëri të herëpashershme.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, mësohet të ketë thënë Salianji.

Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë. Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në bulevard.

Para nisjes së mbledhjes, Berisha njoftoi zhvillimin e një proteste kombëtare kundër qeverisë për në datën 22 dhjetor

Latest articles

Related articles