Dhoma Amerikane: Praktikat e administratës tatimore me TVSH janë shumë të gabuara

spot_img
Advertisements

Në një takim të organizuar nga Dhoma Amerikane, bizneset kanë pasur mundësinë të diskutojnë për problematikat që po hasin në përballjen me administratën tatimore.

Ky takim synon të krijojë një platformë dialogu për të ndihmuar në përmirësimin e procedurave tatimore dhe të ofrojë mundësi për të adresuar sfidat që po përjetojnë bizneset shqiptare.

Alketa Uruçi nga Dhoma Amerikane u shpreh: “Kërkohet një hap madhor në bërjen e ligjeve të mira me qëllim përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian. Në faqen e tatimeve nuk ka përditësim të dhënash. Anëtarët e Dhomës kërkojnë një reformë, veçanërisht për TVSH-në, ku administrata ka zbatuar praktika të gabuara. Dy raste që përmendim janë: rimbursimi i TVSH për investimet në turizëm dhe industri, dhe penalizimi i bizneseve për shitjet nën kosto, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike, ku ndodhin ndryshime të çmimeve që i detyrojnë të paguajnë tatime të mëdha”

Latest articles

Related articles