Në 4 vite koncesionari belg fitoi 700 mijë euro, rriti shpenzimet dhe shpërblimet e drejtuesve!

spot_img
Advertisements

Në shkurt të vitit 2016, një firmë e hapur në një ambient privat në qytetin e Beratit, do të fitonte koncesionin e hemodializës, një shërbim jetik për të sëmurët që nuk iu funksionin veshka.

Privati do të ngrinte disa qendra të dializës, ku duhet të instalonte aparatura që mundësojnë marrjen e gjakut nga pacientët, largimin e toksinave, kripërave, ujin etj, që normalisht duhet ta bënin veshkat, dhe më pas gjaku i pastruar kthehet në trup.

Pra, një biznes me gjakun e shqiptarëve, ku firma DiaVita, pas së cilës dyshohet se qendron manjati i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, për periudhën 10 vjeçare të koncesionit do të përfitonte deri nga 80 deri 90 milionë euro. Sot kompania thuhet se është në dorë të disa belgëve por pak informacion ka për përfituesit fundor.

Ashtu siç ka ndodhur rëndom me të gjitha koncesionit, edhe në këtë rast janë zbuluar parregullsi dhe pagesa që kanë shkuar në xhepin e privatëve. Pacientëve nuk iu është dhënë shërbimi jetësor, duke u rrezikuar edhe jetën, teksa nga ana tjetër, drejtuesit dhe vetë firma kanë marrë milionat e akorduara nga vetë shteti.

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje dhe abuzime të frikshme, ku koncesionari është paguar disa herë për të njëjtin shërbim. Firma në fjalë, sipas raportit, ka marrë pagesa edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize. Madje, është zbuluar se në këto qendra nuk ka pasur mjet nefrolog apo edhe dietolog. Koncesionari ka larguar nga qendrat e tij pacientët që kërkonin shërbim urgjent, duke i dërguar në QSUT. Janë gjetur një mori shkeljesh, pasi vetë firma nuk ka bërë investime në aparatura, megjithëse parashikohej në kontratë

Por, ku kanë shkuar paratë që shteti paguan për pastrimin e gjakut të shqiptarëve?! Në vend që koncesionari të pastronte gjakun, ai ka pastruar në fakt paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kush i mori këto para?! A mos janë pagesat që shteti i jep për moskryerjen apo mospërmbushjen e kontratës? Apo janë pagesat dy herë për të njëjtin shërbim? Natyrisht që ky koncesion, si edhe shumë të tjerë, meritojnë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm, madje edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme. Të dhënat janë evidente.

Latest articles

Related articles