Dash Sula: Kam marrë oferta nga Rama, Berisha më përzuri nga shtëpia

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula u shpreh se ka pasur oferta nga Edi Rama pasi Sali Berisha e përjashtoi nga listat në zgjedhjet e 11 Majit.

“Unë nuk kam frikë të përballem, sepse lirinë time integritetin nuk e deformojnë. Dhe hapësira ekziston nëse je korrekt dhe nëse ke integritet për të përmbushur detyrat. Dhe detyra nuk është ndaj PS dhe jo ndaj Ramës, por ndaj qytetarëve shqiptarë. Dhe unë në çdo pozicion që të jep do ta përmbush në respekt të qytetarëve shqiptarë.

Kam marrë disa oferta për të kontribuuar në shtetin shqiptar. Unë kam vendosur që me ofertat që më bën kundërshtari im politik, Edi Rama, tregon që ka mentalitet më të përparuar dhe jo primitiv, ne kemi mbajtur gjallë PD dhe na përzuri nga shtëpia, ndërsa kundërshtari politik të fton për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.”, tha Sula te News24.

Latest articles

Related articles