Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, duke dërguar në gjyq 27 të pandehur.
Grupi i strukturuar kriminal u zbërthye nga përgjimet e SkyECC, ku dolën në pah planet për vrasjen e dy vëllezërve Durim e Valter Bami.
Sipas SPAK, të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku kanë rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal të cilët kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.
Prokuroria e Posaçme informon se 27 të pandehurit, Ervis Martinaj, Endrit Dokle, Fatmir Troplini e Elson Reçi, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale


