Kryepiskopi Joan: Shën Joan Kukuzeli, bir i Durrësit, ishte reformator i muzikës bizantine

spot_img
Advertisements

Në Konferencën e parë Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën e Bizantit”, Kryepiskopi Joan mbajti një fjalim të thellë dhe reflektues mbi rëndësinë e këtij fakti dhe ndikimin e qytetërimit bizantin në formësimin e identitetit shqiptar.

Kryepiskopi theksoi se konferenca shënon një hap të rëndësishëm në studimin e trashëgimisë sonë të përbashkët, ndërsa vlerësoi zgjedhjen e temës si jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi kumtesat që do të prezantohen do të pasurojnë njohuritë për një periudhë historike ende të nënstudiuar.

Fortlumturia e Tij, Joani, theksoi se Bizanti nuk ishte thjesht dhe vetëm një perandori politike, por një qytetërim që formësoi identitetin shpirtëror, kulturor dhe artistik të popujve të Ballkanit.

Kryepiskopi nënvizoi se kjo trashëgimi shekullore ka lënë trashëgimi të pashlyeshme dhe në formimin psiko-kulturor të popullit tonë dhe se pa njohjen e formimit psiko-kulturor të një populli vështirësohet një kuptim më i mirë dhe i thellë i ngjarjeve historike. Në këtë histori paraardhësit tanë nuk ishin thjesht marrës pasivë, por kontribuues aktivë.

Kryepiskopi përmendi Shën Joan Kukuzelin, bir i Durrësit, i cili ishte reformator i muzikës bizantine dhe nderon kishën e tërë. Fortlumturia e Tij, Joani, tha se kisha ka qenë historikisht një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, mes së kaluarës dhe së tashmes, mes besimit dhe kulturës.

Kryepiskopi tha se bashkëpunimi mes kishës dhe shkencës nuk është fenomen i ri pasi që nga koha e etërve feja dhe arsyeja kanë qenë krah më krah.

Kisha mbetet e gatshme të kontribuojë me arkivat, dorëshkrimet dhe ekspertizën e saj në studimin e kësaj periudhe kaq të rëndësishme të popullit tonë.

“Kjo Konferencë e parë Shkencore Ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm në studimin e trashëgimisë sonë të përbashkët. Zgjedhja e temës ‘Shqipëria në periudhën Bizantine’ është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse kumtesat e kësaj konference do të jenë burim i mrekullueshëm informacioni për kulturën e vendit tonë në këtë periudhë historike jo aq të njohur.

Promovimi i trashëgimisë sonë të pasur ndihmon edhe në ruajtjen e identitetit tonë, e dëshmisë për pranimin e qytetërimit dhe kulturës në këtë vend dhe kujtesës sonë historike.

Bizanti nuk ishte një perandori politike, ishte një qytetërim i tërë që formësoi identitetin shpirtëror, kulturor dhe artistik të popujve të Ballkanit.

Kjo trashëgimi shekullore ka lënë trashëgimi të pashlyeshme dhe në formimin psiko-kulturor të popullit tonë.

Pa njohjen e formimit psiko-kulturor të një populli vështirësohet një kuptim më i mirë dhe i thellë i ngjarjeve historike.

Në këtë histori paraardhësit tanë nuk ishin thjesht marrës pasivë, por kontribuues aktivë.

Mjafton të përmendim Shën Joan Kukuzelin, bir i Durrësit, i cili ishte reformator i muzikës bizantine dhe nderon kishën e tërë. Kisha ka qenë historikisht një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, mes së kaluarës dhe së tashmes, mes besimit dhe kulturës.

Godikët tanë, afresket tona bizantine, manastiret tona mijëravjeçare, të gjitha këto dëshmojnë për një vazhdimësi shpirtërore që i kapërcen ndryshimet politike.

Sot, pas dekadave të izolimit dhe persekutimit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon këtë mision historik. Më shumë se 150 kisha dhe manastire janë restauruar, tradita muzikore bizantine po rilind dhe brezi i ri po zbulon trashëgiminë shpirtërore të etërve të tyre. Kori ynë, Shën Joan Kukuzeli, simbolizon lidhjen e gjallë.

Bashkëpunimi mes kishës dhe shkencës nuk është fenomen i ri. Që nga koha e etërve feja dhe arsyeja kanë qenë krah më krah.

Kjo konferencë vazhdon këtë traditë të drejtë dhe të ndershme. Kisha mbetet e gatshme të kontribuojë me arkivat, dorëshkrimet dhe ekspertizën e saj në studimin e kësaj periudhe kaq të rëndësishme të popullit tonë.

Urojmë që punimet e konferencës të sjellin dritë të re mbi historinë e përbashkët dhe të fyrmëzojnë brezat e ardhshëm”, tha Kryepiskopi Joan.

Latest articles

Related articles