Ilir Dushku është njëri nga të rinjtë e arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Hunter”
Ilir Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në pranga ra gjithashtu Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi Ilir Dushku dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi Bjorli Xhabrahimi.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


