Ilir Alimehmeti është i qartë: Në PD kryetar do të jetë një Doktor

spot_img
Advertisements

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ilir Alimehmeti ka folur për “Foltoren” e re që ka nisur me Ervin Salianjin në bazën e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se kjo forcë duhet energjizuar dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.

“Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme.

Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcat e PD-së, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit” – tha Alimehmeti.

“Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit.

Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj.

Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si “Foltorja” e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen” – tha Alimehmeti.

I pyetur për deklaratat e Berishës se kjo është një nismë për agjenda personale, Alimehmeti dha këtë përgjigje.

“A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike.

Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim” – tha mjeku

Latest articles

Related articles