Izraeli pjesë e Eurovisionit, bojkotojnë Holanda, Irlanda, Spanja dhe Sllovenia

spot_img
Advertisements

Unioni Europian i Transmetimeve (EBU) ka miratuar pjesëmarrjen e Izraelit në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest 2026, duke e konfirmuar zyrtarisht vendimin gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Gjenevë. Kjo mbledhje kishte për qëllim reformimin e rregullave të garës dhe adresimin e tensioneve politike që kanë përfshirë eventin që prej shpërthimit të luftës në Gaza.

Vendimi për të mos vendosur në votim përjashtimin e Izraelit ka ardhur mes thirrjeve të forta për bojkot nga disa shtete pjesëmarrëse. Protestat nisën muaj më parë, kur disa vende paralajmëruan se do të tërhiqeshin nga gara në shenjë kundërshtie ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

Deri tani, Holanda, Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të marrin pjesë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, nga 12 deri më 16 maj. Islanda, nga ana e saj, ka njoftuar se do të japë një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Latest articles

Related articles