Ministria e Financave nuk tregon LISTËN e kompanive që iu falën 2 miliardë EURO detyrime!

spot_img
Advertisements

Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026.

Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha.

Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit.Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Tch thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari.

Latest articles

Related articles