Një bombol gazi ka shpërthyer pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Sipas informacioneve të deritanishme një person është lënduar.
Mësohet se bombola ka shpërthyer në një piceri e re e cila ishte duke u hapur.
Pronari, duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.


